Rama falënderon deputetët për votimin e rezolutës: Neveri për Berishën, tani non-grata jo vetëm nga ShBA-ja

22 korrik 2022 | 12:15

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar deputetët që kanë votuar rezolutën e Partisë Socialiste kundër raportit të Dick Martyt.

Ndërsa për Sali Berishën, Rama ka shprehur neveri pasi ai nuk ka marrë pjesë në votimin e kësaj rezolute.

“Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si ‘non-grata’ (tanimë jo vetëm nga ShBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty,është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës! FLM të tjerëve! Sa për dokrrat e tjera turbopatriotike,që e kanë kthyer politikën e jashtme të Kosovës në politikë të brendshme të Kosovës e Shqipërisë bashkë,Partia Socialiste e Shqipërisë as nuk i ka prodhuar as nuk i prodhon, as i ka çmuar e as i çmon ndryshe përveçse si kotësisht të dëmshme!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…