Rama: Familjet e mbetura pa çati do të strehohen në hotele
Rreth situatës së krijuar në Shqipëri, si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm duke sjellë viktima, të lënduar dhe dëme materiale; kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Dimri nuk kalohet dot as nën qiell të hapur e as në tenda, prandaj qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale, të shërbehen në kushte optimale, t’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”, ka shkruar Rama.