Rama feston fitoren e Shqipërisë në stadium, puthje dhe përqafime me bashkëshorten
12 tetor 2023
| 22:49
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e festoi golin e tretë të Shqipërisë ndaj Çekisë, me një puthje për bashkëshorten e tij, Linda Ramën.
Goli i mrekullueshëm erdhi nga asisti i Dakut për Seferin që me portën e boshatisur nuk gaboi. Ky ishte goli i dytë për Seferin pasi shënoi edhe në minutën 51′. Ndërsa golin e parë e shënoi Jasir Asani, pak minuta para fillit të ndeshjes.
Me këtë fitore Kombëtarja është shumë pranë kualifikimit në “Euro 2024”.