Rama flet për Ballist Morinën me homologun kroat
25 janar 2018
| 21:21
Në bisedën e zhvilluar me homologun kroat, Andrej Plenkovic në Davos, kryeministri shqiptar Edi Rama raportohet të ketë kërkuar që vendimi për ekstradimin ose jo të Ismail “Ballist” Morinën, të jetë i drejtë dhe i ndershëm.
Kujtojmë se prej disa muajsh Ballist Morina mbahet në paraburgim në Kroaci pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Kroacia ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar lidhur me ekstradimin ose jo të Ballist Morinës.
Sipas informacioneve që vijnë nga zyra e shtypit të kryeministrisë, përpos kërkesës për Morinën, Rama ka biseduar me Plenkovic edhe për integrimin europian të Shqipërisë.
Raportohet se Rama ka marrë mbështetjen e kryeministrit kroat për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.