Rama flet për Kosovën dhe citon Rugovën: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po
20 shtator 2018
| 22:31
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me marrëveshjen e shumë diskutuar Kosovë- Serbi, lidhur me çështjen e Kosovës.
Ai ka cituar një deklaratë të Ibrahim Rugovës në vitin 1992, botuar në gazetën “Zëri”, nën titullin: Ndarje të Kosovës jo, shkëmbim territoresh po.
I pyetur nga gazetari Fevziu, nëse e ka lehtësuar komunikimin mes Thaçit dhe Vuçiqit, Rama u shpreh?
“Nëse ka ndodhur do jetë shumë mirë, por nuk më rezulton të ketë pasur nevojë”, tha Rama duke shtuar: “Nuk mund të bëj njeriun që rri larg. Kam bërë detyrat e mia dhe bëj përditë detyrat e mia”.
Rama u tha gazetarëve në studio se ndryshe nga ju që keni harruar se çfarë ka bërë Thaçi për Kosovën, unë kam respekt për të.