Rama foto me Uzunin nga Hungaria: Me atë që guxoi t’i shënonte Juves

07 qershor 2021 | 18:20

Në vizitën e tij zyrtare në Hungari, kryeministri Edi Rama ka patur momente edhe për takime jozyrtare siç ishte ajo me sulmuesin kuqezi, Myrto Uzuni i cili luan me kampionët e Ferencvaros.

Numri 1 i qeverisë dihet tashmë që është tifoz i Juventusit dhe nuk e harron golin që sulmuesi shqiptar i shënoi në “Champions League.

Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, ishte postimi nga kryeministri.

Kujtojmë që Myrto Uzuni u shpall kampion me Ferencvarosi në kampionatin hungarez, madje shkëlqeu edhe në fazën e grupeve në Champions ku pikërisht i shënoi në “Allianz Stadium”, Juventusit pavarësisht se ekipi i tij u mund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kampionia e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani është përforcuar…