![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/06/IMG_20220608_210537.jpg)
Rama fotografinë me Ahmetin e Abazoviqin e quan “Open Brothers”
08 qershor 2022
| 21:06
Gjatë qëndrimit në Ohër ku po mbahet samiti i Open Ballkan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë një fotografi ku shihet bashkë me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmetin dhe me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviqin.
“Open Brothers”, ka shkruar Rama mbi fotografinë e postuar në llogarinë e vet në “Facebook”.