Rama: FSK-ja ka përjashtuar më shumë se 100 pjesëtarë
Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka folur për rrezikun që i kanoset ende qytetarëve të Kosovës nga fushat e minuara që nga lufta e fundit në Kosovë.
“Në Kosovë ekzistojnë 108 fusha të minuara”, ka thënë Ramanë “Puls” të “KTV”-së, duke shtuar se po punohet që ato fusha të pastrohen nga minat.
Rama ka komentuar edhe presionin që po u bëhet pjesëtarëve serbë të FSK-së.
“Ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb në FSK ka shumë presion nga strukturat kriminale dhe paralele”, ka thënë Rama, teksa ka përmendur edhe arrestimet në Serbi të disa pjesëtarëve serbë të FSK-së, si pjesë e këtij presioni.
Rama ka thënë se më shumë se 100 pjesëtarë të FSK-së deri më tani janë larguar nga kjo trupë e sigurisë në Kosovë.
“Më shumë se 100 pjesëtarë i kemi larguar vitin e kaluar për shkak të thyerjes së disiplinës dhe refuzimit të komandës”, ka thënë Rama.