Rama fton Kosovën në Samitin e Durrësit
10 nëntor 2019
| 14:20
Pas Samitit të Ohrit, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë me dije se takimi i radhës do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.
Gjatë një konference për medie, Rama ka thënë se në takimin e radhës dëshiron që prezentë të jenë edhe përfaqësuesit nga Kosova, të cilët nuk kanë marrë pjesë në Samitin e Ohrit.
“Ne u dakordësuam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i politikës së jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina të përfshihen, dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces”, ka thënë Rama.