Rama: Gjendja e jashtëzakonshme në Shqipëri do të zgjatet përtej 24 prillit

20 prill 2020 | 14:55

Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur pyetjes së ndjekësve të tij nëse do të zgjatet gjendja e fatkeqësisht natyrore, e cila  është shpallur më 24 mars dhe kishte një afat 30 ditor.

Me këtë rast, Rama është përgjigjur shkurt se “Pa diskutim që gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatet përtej datës 24 prill”.

Më tutje, kryeministri Rama, ka njoftuar edhe për ngritjen e një task force institucionale anti-Covid që do të monitorojë zbatimin e protokolleve nga bizneset që pritet të hapen sot dhe ditën në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore…