Rama-Hajrizi: Gjykata Kushtetuese ka lënë shenjë në ndërtimin e sundimit të ligjit

24 tetor 2019 | 12:42

Në dhjetëvjetorin e gjyqësorit të Republikës së Kosovës është mbajtur konferenca ndërkombëtare me temën “Sigurimi i sundimit të ligjit dhe i të drejtave të njeriut përmes mekanizmave të drejtësisë kushtetuese: Sfidat e shekullit 21”.

Në këtë konferencë është theksuar rëndësia e institucioneve të drejtësia dhe pavarësia e gjyqësorit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrisi duke folur për rolin e kësaj gjykate, ka thënë se gjykatat kushtetuese intervenojnë në pushtet duke siguruar që autoritetet publike që janë ngarkuar me fuqitë e pushtetit të përdorin normat në pajtim me Kushtetutën.

Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, ka thënë se pavarësia e gjyqësorit dhe gjykatave nuk është privilegj por një nga parimet thelbësore të një shteti demokratik.

Peci ka deklaruar se pavarësia e gjyqësorit duhet kuptuar si e drejtë thelbësore.

Në anën tjetër, Jean Claude- Wiwinius, kryetar i Kushtetueses në Luksemburg, ka ndarë përvojat qe kanë, duke treguar rreth funksionimit të gjyqësorit atje.

Ai ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë efekt relativ të zgjeruar midis palëve me gjykatën referuese dhe të gjitha gjykatat e tjera që janë të thirrura të gjykojnë lëndën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas Institutit për Studime të Avancuara (GAP), nëse qeveria e…