Rama: Hapet urgjenca e re polivalente në Spitalin e Ri Qendror në Tiranë
27 prill 2023
| 15:37
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është hapur urgjenca e re polivalente në Spitalin e Ri Qendror në Tiranë.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se ky investim është me standardet më të larta ndërkombëtare dhe me kushte optimale.
“Duke e bërë spitalin e ri plotësisht funksional, si investimi që vulos rilindjen e shëndetësisë shqiptare”, ka thënë Rama.