Rama: Hapim rrugën e riatdhesimeve, por duhet durim
Kryeministri shqiptar Edi Rama, ka sqaruar në rrjetet sociale se po përgatitet një paketë për të riatdhesuar shtetasit që kanë mbetur jashtë kufijve për shkak të koronavirusit.
Rama tha se tashmë “do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel”, por se “duhet durim” deri sa të shihet paketa e përgatitur nga qeveria e cila, sipas Ramës, gjithsesi “do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale”.
Për të dhënë një shembull të delikatesës së procesit, kryeministri përmendi Singaporin, qytetin shtet aziatik që pasi e kishte pothuajse zhdukur përhapjen e koronavirusit, po njeh një valë të dytë nga studentët e rikthyer nga çdo anë e botës.
Ndërkohë Qeveria shqiptare ka bërë me dije se qytetarët që kanë paqartësi lidhur me procedurat e riatdhesimit në Shqipëri mund të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp nga ora 8.00 deri në ora 18.00 numrat e vendosur në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energ.
https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157645318876523