Rama, Haradinaj dhe Veseli bëjnë homazhe në Prekaz (Foto)
Kabinetet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, të shoqëruar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto homazhe janë bërë pas mbledhjes se dy qeverive në Pejë dhe në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes se komandantit legjendar, Adem Jashari dhe daljes publike të UÇK-së.
Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se vepra e familjes Jashari është betimi i tyre për të ardhmen e kombit.
“Në prag të Ditës së Flamurit, aty ku zuri rrënjë liria, në Prekaz, bashkë me kryeministrin Rama dhe kabinetet qeveritare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, nderuam madhështinë e rezistencës dhe sakrificën sublime të familjes emblematike Jashari dhe të komandantit legjendar, Adem Jashari. Vepra e tyre e djeshme, betimi ynë i sotëm, për të ardhmen e ndritur të kombit tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/