Rama hedh votën në kutinë e votimit: Qytetarët të thonë fjalën e tyre (video)

14 maj 2023 | 11:06

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot votën e tij në një prej qendrave të votimit në Surrel.

Kreu i PS-së, Edi Rama gjatë votimit është shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Ai ka thënë se sot qytetarët sot e kanë mundësinë të thonë fjalën e tyre.

“Nëse Shqipëria vendi yt apo qyteti ose fshati yt vlejnë për ty, atëherë vota jote vlen. Prandaj voto”, ka qenë mesazhi i Ramës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari më i kërkuar i momentit, njëherit edhe fenomeni i…