Rama i ashpër me BE-në: Nuk mund të na tregojë çfarë të bëjmë në rajon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Ohër, aty ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, së bashku me kryeministrat e tjerë të rajonit.
Në fjalimin e tij, edhe një njëherë tjerë, Rama kritikoi Bashkimin Evropian, pas përgjigjes negative për hapjen e negociatave me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kryeministri e sheh në një këndvështrim tjetër këtë vendim, kur thotë se “BE nuk mund të na thotë çfarë të bëjmë”.
“Të falënderojmë Zotin që nga njëra anë Evropa nuk mund të na tregojë ç’të bëjmë në këtë rajon. Nga ana tjetër, ne mund të tregojmë se mund të bëhemi. Jemi mjaftueshëm të mëdhenj. Pse të presim të bëhemi pjesë e BE-së, ku mund të bëjmë vetë tregti pa barriera?! U thirrëm nga Papa e BE-së, Merkel dhe u gjetëm të gjithë në një tryezë. Kjo ishte një kthesë, që rezultoi në çështje dhe zhvillime të reja dhe po ashtu vendosi pengesë para burokracive të Brukselit. Por, nuk është punë e tyre që të zgjidhin problemet tona. Ne bëmë diçka të shkëlqyer, u mblodhëm. Na duhet të shtyrje. Ata janë më të frustruar prej nesh. Nuk do të lusim, nuk do të themi jemi djem të mirë, jemi çuna të mirë”, ka thënë Rama.
Pas “Jo”-së nga Bullgaria, Unioni nuk u pajtua për caktimin e konferencës për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.
Me fjalë të prera dhe ironike, kryeministri Rama e cilëson si “një konferencë më pak për ne. Më mirë për ne. Të mblidhemi me njëri-tjetrin”.