Rama i del në mbrojtje Kovaçevskit, pasi pas shakasë me Scholzin në Maqedoni ia kërkojnë dorëheqjen

12 qershor 2022 | 14:44

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka prezantuar Dimitar Kovaçevski si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”. Një gjë e tillë është marrë me shaka nga Scholz dhe Kovaçevski, mirëpo ka nxitur shumë reagime në Maqedoninë e Veriut, ku VMRO-ja ka kërkuar dorëheqja e Kovaçevskit.

Pas zhurmës së shkaktuar, ka reaguar vetë Edi Rama, në një postim në llogarinë e vet në “Twitter”.

Ai ka thënë se gjithë “histeria e disave në shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski” është për të qeshur dhe për të qarë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar ai.

Kjo shaka e Ramës është bërë dje në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka  shkruar në llogarinë e…