Rama i dhuron ambasadorit Minxhozi “Çelësin e Qytetit”
13 tetor 2023
| 11:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar ambasadorit në largim të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, “Çelësin e Qytetit”.
“Një takim lamtumirës me diplomatin e veçantë të Shqipërisë, mikun tonë më të afërt, ambasadorin e Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Qemal Minxhozi. E falënderova për shërbimin e jashtëzakonshëm dhe i thash se do të mbetet gjithmonë ura jonë lidhëse me Shqipërinë. Në përfundim të misionit i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’ për angazhimin dhe ndihmën e pakursyer për shtetin tonë. Miku ynë, je gjithmonë i mirë se ardhur në kryeqytet”, ka shkruar Rama në “Facebook”.