Rama i dhuron Krasniqit ‘Hyjneshën në Fron’

13 mars 2023 | 15:52

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim boksierin Robin Krasniqin, me ç’rast i ka dhuruar “Hyjneshën në Fron”.

Kryetari i kryeqytetit ka thënë se një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.  Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja. Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa,…