Rama i fton qytetarët që ta mbështesin Prishtinën ndaj Ballkanit

03 shtator 2022 | 18:08

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar mbështetje të lartë për klubin prishtinas, në ndeshjen përballë Ballkanit.

Rama iu bëri ftesë të gjithëve që t’iu bashkëngjiten në stadium.

“Jam këtu në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku tashmë kemi filluar organizimin për shënimin e 100-vjetorit të klubit, në të njëjtën të dielën, nesër prej orës 20:00, na pret ndeshja e parë në shtëpi ndaj Ballkanit të Suharekës”, ka thënë Rama.

“Përmes kësaj videoje e shfrytëzoj rastin të ju ftojë të gjithëve të na bashkëngjiten këtu në këtë stadium të mrekullueshëm”.

https://fb.watch/fjdCI-RhsE/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pilot që po një drejtonte një avion të vogël…