Rama, i ftuar nderi në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare
18 qershor 2021
| 18:42
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka njoftuar se ka qenë i ftuar nderi në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
“Paris – I ftuar i nderit në edicionin e parë me prani fizike të “Drekës Debat” në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare”, ka shkruar Rama.