Rama i gëzohet hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë në Universitetin e Harvardit
12 maj 2022
| 12:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është gëzuar hyrjes së gjuhës shqipe si lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit.
“Gjuha jonë shqipe, një ndër më të vjetrat në botë, gjuhë zyrtare në tre shtete, tanimë do të jetë edhe lëndë me zgjedhje në Universitetin e Harvardit në të treja nivelet”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Më tutje, Rama ka ndarë edhe vargjet e Naim Frashërit për gjuhën shqipe.
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e d’lirë!
Sa e bukur, sa e vlerë!
Pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
Ç’e bukur edh’e lirë,
Si gjuhë Perëndije!
Kjo ‘shtë mëm’ e mirësisë,
Që bie qytetërinë,
Gasthin’ e vëllazërisë,
Njerëzin’ e miqësinë.
*GJUHA SHQIPE