Rama i kundërpërgjigjet Metës me një fjali për zgjedhjet në Shqipëri
11 qershor 2019
| 18:02
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar sot se nuk do të ketë një datë të re për zgjedhjet lokale deri në momentin kur palët politike të kenë zgjidhur krizën e thellë ku ndodhet vendi.
Por këtij paralajmërimi të Metës, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në llogarinë e vet në “Twitter” me një fjali: “Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor.”
Kryeministri Rama ndodhet aktualisht në Bruksel, ku pak minuta më parë ka zhvilluar një takim me Federica Mogherinin, përfaqësuese e lartë e BE-së për politikën e jashtme.