Rama i painteresuar të flasë për mungesën e Kurtit në takim, Kush deshi erdhi
17 korrik 2023
| 17:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë gjatë mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga ai.
I pyetur në një konferencë për medie nëse i vjen keq që “vëllai i vogël” (Albin Kurti) nuk mori pjesë në këtë takim, Rama tha se ishin të ftuar të gjithë.
“Sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, ka pohuar Rama.