Rama i përgjigjet opozitës: Hajde në tryezë
03 dhjetor 2019
| 09:17
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish lideri të PD-së, Lulzim Bashës, i cili propozoi dje tre pika për menaxhimin e situatës shkatërruese të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Shefi i qeverisë i cilësoi kërkesat e opozitës pa vizion, por sërish la derën hapur duke e ftuar opozitës në tryezë për të shqyrtuar idetë në përballimin e katastrofës natyrore.
“Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballuar idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë”.
“I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë”, ka thënë Rama.