Rama i prezanton tri kampionet olimpike të Kosovës si simbolet e reja në Ushtrinë e Shqipërisë

29 mars 2023 | 13:45

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me tri xhudistet e arta të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, duke i cilësuar si simbole të reja ë Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Kosova njihet si vend i xhudos, pasi deri tani ka qitur shumë kampion, ndër ta kampion Evrope, bote edhe olimpik.

Kelmendi, Gjakova dhe Krasniqi janë tri nga xhudistet më të mëdha që kanë fituar çdo medalje të mundshme. Mundi i tyre dhe sukseset nuk kanë mbetur pa u vlerësuar edhe brenda trojeve shqiptare.

Është kryeministri shqiptar, Edi Rama ai që ka konfirmuar se tri xhudistes nga Kosova do të jenë simbole të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, ka shkruar Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Romelu Lukaku vazhdon të shënojë dhe t’i përgjigjet kritikëve. Sulmuesi…