Rama i reagon ministrit Çeku: Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosja

04 janar 2025 | 16:00

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes një postimi në facebook i ka reaguar Ministrit Hajrullah Çeku në lidhje me deklaratën për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike.

Rama, është shprehur se lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes dhe se Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë.

Tutje ka thënë se përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj dhe se fajin për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën.

Postimi i plotë:

lg.php.gif

REAGIM! 

Në lidhje me deklaratën e Ministrit Hajrullah Çeku për palestrën multisportive dhe zonën ekonomike: 

1. Lokacioni dhe plani për palestrën janë refuzuar katër herë nga asambleistët e Vetëvendosjes. Në seancën e fundit (04.12.2024), kjo bllokadë u shoqërua me shkatërrim të pronës publike dhe ndërhyrje të policisë!

2. Komuna e Prishtinës ka planifikuar ndërtimin e palestrës si pjesë të një kampusi sportiv në Bernicë, me projekte të plota urbanistike dhe përpjekje të vazhdueshme për miratim. 

Përhapja e propagandës dhe mungesa e bashkëpunimit politik po dëmtojnë Prishtinën dhe qytetarët e saj. Faji për vonesat bie mbi bllokimin e qëllimshëm nga Vetëvendosje dhe jo mbi Komunën. 

Komuna do të vazhdojë të punojë për të realizuar projektet e rëndësishme, pavarësisht bllokimeve politike. Retorika e gabuar dhe veprimet destruktive nuk do të na ndalin!

Qytetarët e Prishtinës meritojnë zhvillim, jo propagandë politike. Dokumentet që vërtetojnë përpjekjet tona janë publike dhe të qasshme për të gjithë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e…