
Rama i shkruan Thaçit: Të shkuara, komandant!
24 prill 2020
| 09:43
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një shkrim publikuar në llogarinë e vet në “Twitter”, i ka uruar shërim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Rama shkruan ‘të shkuara komandant’ presidentit Thaçi.
“@HashimThaciRKS të shkuara komandant, çka nuk na vret na forcon, thoshte Niçja”, shkruan Rama.
Më tutje, Rama i uroi kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji dhe ide të reja në të mirë të Kosovës. “Vllazërisht të uroj kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës me energji e ide të reja, për të mirën e Kosovës dhe të të gjithë shqiptarëve”, uroi Rama.