Rama ia dhuron “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi

18 maj 2022 | 16:36

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit” presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Ai ka thënë se ky është simbol i miqësisë së kryeqytetit tonë, derisa e ja falënderuar përzemërsisht Gjukanoviqin.

“Ky është çelësi kryeqytetit, i shtëpisë tuaj! Ndiejeni veten si në shtëpinë tuaj! Je gjithmonë i mirëseardhur”, ka thënë Rama.

Pas takimit me Osmanin dhe Konjufcën, Gjukanoviqi ka vizituar i edhe Komunën e Prishtinës. Gjukanoviqi do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi kosovar Shkëlqim Devolli, i cili po vazhdon qëndrimin në…