Rama ia dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ të mbijetuarit të Srebrenicës
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë me dije se ia ka dhuruar “Çelësin e Qytetit”, Emir Suljagiq, drejtor ekzekutiv i Qendrës Përkujtimore në Srebrenicë, i njohur edhe si një prej pak të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë.
Ai ka thënë se Prekazi, Reçaku, Meja e Krusha e Madhe janë “përjetime të ngjashme të popullit tonë me atë të Srebrenicës”.
“Emiri është një prej pak të mbijetuarve të gjenocidit në Srebrenicë. Ai na nderoi sot me vizitë në institucionin e kryeqytetit. Në shenjë të empatisë me vuajtjet e përjetuara dhe për të nderuar sakrificën e popullit boshnjak, i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’. Gjenocidi në Srebrenicë shkoi gjithë botën si një prej krimeve të organizuara më barbare të shekullit 20. Prekazi, Reçaku, Meja e Krusha e Madhe janë përjetime të ngjashme të popullit tonë me atë të Srebrenicës. Ne i përkujtojmë çdo ditë me dhimbje të gjitha viktimat e pafajshme të shkaktuara nga regjimi serb”, ka shkruar Rama në “Facebook”.