Rama ia dhuron Merkelit yllin shqiptar të mirënjohjes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dhuruar kancelares gjermane, Angela Merkel yllin shqiptar të mirënjohjes, duke vlerësuar mbështetjen që ajo i ka dhënë shtetit shqiptar.
Teksa ia ka dhuruar yllin e medaljes, Rama i ka shpjeguar Merkelit se ai ka simbolin e Skënderbeut, që sipas tij është quajtur dhe “aleati i Krishtit”.
“Nuk do rrijë të mbaj fjalim këtu se e di që ju i urreni ceremonitë, le të mjaftohemi me fotot”, ka thënë Rama, teksa i dorëzon yllin e mirënjohjes Merkelit.
Ndërkohë Merkeli nga ana e saj ia ka shprehur kënaqësinë Ramës që kanë punuar së bashku.
“DANKE ANGELA, kënaqësi e veçantë t’ju nderoj, në emër të Shqipërisë, me kordonin e madh me yll të medaljes së kryeministrit për mirënjohje publike”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.