Rama injoron opozitën, me kufje në vesh në Kuvend (Foto)
15 mars 2018
| 11:56
Gjatë gjithë fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama ka vendosu kufje në vesh, duke e injoruar atë që kishte për të thënë për skemën e ndihmës ekonomike.
Madje kjo është vënë re gjatë gjithë kohës edhe nga deputetët, ku herë pas here dëgjoheshin zëra nga deputetët e opozitës që kërkonin nga Rama t’i hiqte kufjet.
Edhe vetë kryetari i PD-së, Lulzim Basha në fund të fjalës së tij i ka kërkuar Ramës të heqë kufjet.
“Hiq kufjet, ato që vendos në Kuvend, dhe ato të tjerat që i kanë bllokuar veshët dhe sytë për të parë Shqipërinë e vërtetë t’u rikthejë ndihmën ekonomike njerëzve në nevojë, të ndalë gënjeshtrën se mund ti ndihmojë me 6 për qind e bashkisë”, ka thënë Basha.