Rama: Institucioni i presidentit është kthyer në një komedi të madhe
13 nëntor 2020
| 17:04
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Fieri nuk ka kursyer ironitë ndaj opozitës, por edhe ndaj presidentit Ilir Meta.
Sipas tij, Meta është i vetmi që nuk po e kryen rolin e presidentit siç e takon Kushtetuta dhe ligji, por merret me ndërmarrjen e përbashkët, duke nënkuptuar opozitën.
“Në vend që të bëjë presidentin siç e do Kushtetuta dhe ligji, apo dhe kanuni, Ilir Meta bën sekserin e asaj ndërmarrjes, apo të një tjetre që duhet të jetë zonja e parë e këtij vendi e në fakt bën menaxheren e kësaj ndërmarrjeje. Institucioni i presidentit është kthyer në një komedi të madhe për të qarë dhe për të qeshur”, ka thënë Rama, duke shigjetuar kështu veç presidentit dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.