Rama: Jam i detyruar t’i mbyll portalet që vazhdojnë të përhapin lajme të rreme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është treguar i ashpër me të gjitha portalet që kanë përhapur lajme të rreme dhe që kanë përhapur panik pas tërmetit që ka goditur shtetin shqiptar.
“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të gjendjes së jashtëzakonshme, do jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik! Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/