Rama: Jam i lumtur që sot jam në krah të presidentit të Francës, jo në Paris, jo në Bruksel, por në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një konferencë për media së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, ka thënë se është i lumtur që sot është krah presidentit të Republikës së Francës, jo në Paris, jo në Bruksel por në Tiranë.
“Me protokollin diplomatik fjala ‘i lumtur’ përdoret shpesh. Sa herë gjendem në situatë si kjo ku duhet shprehur kënaqësia për praninë e një miku të çmuar, evitoj fjalën lumtur që sugjeron ministria e Jashtme në fjalimet e mija dhe them i kënaqur. Sot dëshiroj të them me plot gojën që jam i lumtur që jam në krah të presidentit të Republikës së Francës, jo në Paris, jo në Bruksel por në Tiranë”.
“Jam shumë i lumtur që pas një pritjeje të paktën shekullore në Shqipëri vjen për një vizitë bilaterale shefi i shtetit të Francës. Kjo vizitë është shumë më tepër se një vizitë formale. Është një vizitë miqësore dhe angazhimi për ta thelluar më tej për një marrëdhënie midis Francës dhe Shqipërisë. Po t’i shohim të dhënat konkrete ka njohur një zhvillim të lartë si rezultat i një riangazhimi të Francës në rajon, përmes angazhimit të presidentit në kërkim të një marrëdhënie konkrete dhe produktive për BE dhe BP, një marrëdhënie që duhet të kalojë procesin e integrimit europian dhe duhet të jetë në gjendje që në çdo hap t’i japë në gjendje rajonit që të jetë në BE”, ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se është i lumtur që në fjalën e mbrëmshme presidenti Macron e tha shumë qartë që zgjerimi i BE-së nuk duhet të pengojë ribashkimin e Evropës, dhe për këtë, thotë Rama është me shpresë plotë se presidenti Macron do të kërkojë një angazhim të procesit evropian për të ndërtuar një binar të një treni ku çdo vend të të bëjë detyrën e vet.