Rama: Jemi duke e përmirësuar rrjetin e kanalizimit në Prishtinë
31 korrik 2024
| 11:28
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se është përmirësuar rrjeti i kanalizimit në kryeqytet.
Rama thotë se janë duke punuar në ndërtimin e 17.3 km rrjet të kanalizimit fekal në fshatrat e Prishtinës.
Sipas tij ky projekt do të përmirësojë kushtet higjienike për banorët e këtyre zonave.
“Jemi duke punuar intensivisht mbi ndërtimin e 17.3 km rrjet të kanalizimit fekal në fshatrat e Kryeqyteti Prishtina. Ky projekt i rëndësishëm do të përmirësojë ndjeshëm kushtet higjienike dhe cilësinë e jetës për banorët e këtyre zonave”, shkruan Rama në “Facebook”.