Rama: Jemi në pritje të transformimit të FSK-së
07 shkurt 2018
| 12:33
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së.
Ai ka thënë se FSK-ja është e gatshme t’i mbrojë qytetarët e saj.
Ndërsa për transformimin e FSK-së në ushtri, Rama ka thënë se janë në pritje të vendit politik, pasi sipas tij FSK-ja është e gatshme në çdo aspekt.
Rama ka theksuar se Ushtria e Kosovës nuk qëllime tendencioze ndaj askujt, por do të ofrojë siguri për të gjithë.