Rama: Jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është duke u bërë punë e madhe në terren, falë kontratave të nënshkruara me operatorë ekonomikë.
Rama ka thënë se vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e të cilave është 55 milionë euro.
Sipas Ramës, këto shifra tregojnë se janë në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.
“Një rritje prej 43 për qind i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33. Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove. Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.