Rama: Jemi të fokusuar 100 për qind për lirimin e policëve të kidnapuar nga Serbia

15 qershor 2023 | 16:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve në veri të Kosovës, duke theksuar se nuk ka asnjë paralele “mes tyre dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia”.

Rama ka theksuar se KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

Sipas tij, pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, policët e kidnapuar duhet të kthehen sa më parë në shtëpi.

Në këtë kontekst, Rama ka thënë palët janë të fokusuara 100 për qind për lirimin e policëve.

Pikat e Ramës të publikuara në “Twitter”:

1. Mesa duket KFOR-i nuk do të dalë me konkluzione publike për vendndodhjen e tre policëve të Kosovës.

2. Pavarësisht pretendimeve të ndryshme për vendndodhjen, ata duhet të kthehen sa më parë në shtëpi!

3. Qysh dje ne jemi 100% të fokusuar tek lirimi i tyre!

4. Nuk ka asnjë paralele mes tre policëve dhe personit me precedentë kriminalë të arrestuar nga policia e Kosovës në Veri!

5. Deeskalimi mbetet prioriteti i prioriteteve dhe pikat e vendosura nga bashkësia euro-atlantike duhen përmbushur një orë e më parë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi njoftoi se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain…