Rama jep lajmin: Shqipëria arrin në 800 mijë persona të vaksinuar

07 qershor 2021 | 22:18

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Facebook ka lajmëruar se në vendin tonë janë shënuar tashmë 800,000 vaksinime.

Objektivi i qeverisë shqiptare është që deri në fund të qershorit të arrihet shifra prej 1 milion të vaksinuarve në vend.

Deri më tani në Shqipëri janë duke u vaksinuar grupmosha dhe kategori të ndryshme, duke nisur që nga mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë, gazetarët, të moshuarit plus 60, të sëmurët kronikë, punonjësit e rrjetit të hotelerive si dhe punonjësit e transportit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista ‘Guxo’ e cila në zgjedhjet nacioale garoi në një…