Rama: Ka ardhur koha ta zgjedhim kryetarin e PS-së
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), në të cilën është vendosur se Kongresi të mbahet më 29 shkurt 2020, kryetari i kësaj partie, Edi Rama, ka thënë se ka ardhur koha që të zgjedhet kryetari i ri socialistë.
“Jemi në proces kandidaturash për kryetarin e partisë, prej disa muajsh jemi në proces riorganizimi, ripërtëritje për zgjedhjet e ardhshme dhe pasi kemi zgjedhur kryetarët e organizatave, pasi kemi përfshirë në proces edhe gratë duke vendosur të zbatojmë një normë të re të organizimit ku drejtimi i organizatave i besohet një burri ose djali, gruaje ose vajze, tani ka ardhur koha të mbyllim procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë”, është shprehur Rama, raporton “TCh”.
I pyetur sa i takon ecurisë së procesit, Rama ka thënë se thënë se procesi i brendshëm zgjedhor në PS do t’ju jep energji të reja.
:“Kudo procesi ka ecur sipas normave të paracaktuara, diku më shpejt diku më ngadalë por në përgjithësi ky proces na ka dhënë atë që kemi pritur, një energji të re, ripërtëritje të domosdoshme në një fazë të ndërmjetme, edhe pse zgjedhjet duken larg ato janë nesër, sepse qershori është shumë i afërt politikisht”, ka thënë Rama.