Rama ka një këshillë për nxënësit e klasave të para
12 shtator 2022
| 08:32
Rreth 29 mijë nxënës të rinj në Shqipëri sot kanë filluar mësimin.
Risi e këtij viti të ri shkollor është Abetarja e unifikuar Shqipëri-Kosovë dhe futja e një lënde të re, ajo e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikimit.
Kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi dhe atë të Rinisë dhe Sporteve, Bora Muzhaqi, ndodhen në shkollën “Jeronim de Rada” për t’u uruar nxënësve të klasës së parë suksese.
Rama kishte edhe një këshillë për vogëlushët.
“Bëni qef dhe punë. Puna është qejfi më i madh”, u tha kryeministri.