Rama kap ’20-shën në duar
13 korrik 2023
| 08:49
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një video në të cilën shfaqen të gjithë liderët e shteteve anëtare të NATO-s.
Vizualizimi i videos ishte më ndryshe ku i paraqet të gjithë politikanët në uniforma ushtarake në bazë të shtetit që e drejtojnë.
Në mesin e këtyre liderëve ishte edhe Edi Rama. Pos kësaj, aty tregohej edhe viti për secilin shtet kur janë bërë pjesë e NATO-s.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në fund një pjesë iu kushtua edhe Ukrainës, duke lënë të nënkuptohet se ende nuk ka një përgjigje që ky vend t’i bashkohet aleancës Veri-Atlantike.