Rama: Kemi mundësi të intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve

20 qershor 2022 | 12:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e tetë të përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, e cila po mbahet në Prishtinë ka komentuar shifrat në rritjen e investimeve të dy vendeve.

Ai ka thënë se duhet të intensifikohen mundësitë për të shtuar volumin e investimeve.

“Kur kemi nisur punën më nga afër, kemi pasur një volum të shkëmbimeve tregtare 160 milionë euro, sot ky volum për vitin 2021 është 433 milionë euro. Kemi hyrë në zonën ky shifrat marrin seriozitet. E dyta që dua të sjell në vëmendje është që sot në Shqipëri rezultojnë të regjistruar mbi 1 mijë subjekte nga Kosova. Investimet e Kosovës në Shqipëri, në 2017-n, 9 milionë, ndërkaq 130 milionë euro në vitin 2021. E fundit që dua të sjell në vëmendje është fluksi i investimeve në vlerën më të lartë historike ka qenë 16 milionë euro në 2018-n. Ndërkohë që jemi në 41 milionë euro në vitin 2021. Besoj se kemi mundësi ta intensifikojmë e shtojmë volumin e investimeve. Dua t’i kujtoj ministrave të brendshëm këtu se kemi një protokoll të nënshkruar në Morinë. Në këtë sezon është e palejueshme të kemi më problem të natyrës që kemi pasur deri vjet apo vitet e tjera, dhe radhë pa fund për shkak të kontrolleve të makina që vijnë drejt Shqipërisë”, ka thënë Rama.

Në kuadër të 110-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Rama ka propozuar mbajtjen e dy Kuvendeve në nëntor.

“Ju propozoj që duke qenë se jemi në 110-vjetorin e pavarësisë kishim në nëntor të parin Kuvend të përbashkët me të dy parlamentet. Nëse të dy kryesitë e kuvendeve bien dakord që të kemi këtë kuvend të përbashkët, japim edhe mesazhin që këto nuk janë slogane bosh. Kuvendi i përbashkuar i nëntorit, është projekt që na vlen. Puna e nisur mes dy kuvendeve dhe kryetarëve ka kaluar në nivel tjetër, sa i përket ndërveprimit dhe ndarjen e informacioneve”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkampionia e Evropës dhe Anglisë, Liverpool po mendon për “blindimin”…