Rama: Kemi shlyer një borxh të madh ndaj policisë

13 janar 2020 | 12:00

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 107-vjetorit të Policisë së Shtetit, ku është përuruar reparti i ri për forcat speciale “RENEA”.

Me këtë rast, Rama ka thënë se  kanë shlyer një borxh të madh ndaj Policisë së Shtetit. Më tutje  Rama ka folur për historikun e policisë shqiptare.

“13 janar të vitit 1913 më pas se 2 muaj nga themelimi i shtetit shqiptar u themelua Policia e Shtetit. Duhet të qërohen të tillë policë të tillë, të zgjidhen policë të ndershëm, kjo ishte porosia e Ismail Qemalit në atë kohë, që nuk datë skadencë, sepse kjo është ‘A’-ja e çdo policie shteti, të ketë njerëz të ndershëm. Sot 107-vjet nga formimi i saj e shlyem një borxh ndaj tyre duke iu vënë në dispozicion këtë strukture që i shërben stërvitjes, mirëqenies profesionale. ‘RENEA’ u themelua 1991, 12 shtator si pasardhëse e batalionit 326 antidemonstratë, dhe në një moment kur diktatura e kishte marrë të tatëpjetën dhe pushteti i saj kishte rrëshqitur. Detyra e parë e atij grupi ishte të përndiqte grupin e supozuar antiregjim, ndërsa më vonë detyra e 326 ishte të parandalonte çdo mundësi revolte kundër regjimit”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se “RENEA” është një forcë që duhet të nduket me krenari.

“Lamë pas një vit që ishte domethënës për policinë e shtetit dhe i pakrahasueshëm me asnjë vit tjetër ku veprat penale njohën rënie. Është për të ardhur keq që në atmosferën e rënduar artificialisht në disa drejtimi, dhe në kushtet e një xhungle informacioni, krijohet një përshtypje e gabuar për situatën e kriminalitetit në Shqipëri, ndërkohë që faktet flasin për rritje të zbulueshërisë së krimeve nga ana e policisë, dhe jemi të vetëdijshëm që lufta me krimin nuk mbaron asnjëherë.

“Në 2019 u rrit ndjeshëm forca goditëse ndaj veprave penale, vijoi procesi i përafrimit të standardeve me policitë si motra të vendeve evropiane. U aplikuan metoda të reja kundër krimit madje edhe atij kibernetik, u rrit niveli i respektimit të së drejtave të njeriut. Falë policisë u sigurua rendi dhe qetësia gjatë protestave të opozitës, u pa fytyra e një policie e shteti profesionale në raport me protestën, pavarësisht provokimeve. Sot nuk ka pikë diskutimi që policia e shtetit është në ditën e saj më të mirë, por krahasuar me të nesërmen dita e sotme nuk mjafton”, është shprehur Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka njoftuar se kanë…