
Rama kërkon bashkëpunim për një ambient më të sigurt në kryeqytet
07 gusht 2023
| 19:20
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se bashkë me drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca Lulzim Fushtica dhe drejtorin e Drejtorisë së Policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, zhvilluan një takim të rëndësishëm me Kujtim Munishin kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në kryeqytet dhe mënyrat se si mund të bashkëpunojnë për të krijuar një ambient sa më të sigurt për banorët e Prishtinës.
“Jam i përkushtuar që të ofrojmë ndihmën e institucioneve të kryeqytetit dhe të rrisim koordinimin e të gjitha institucioneve në mënyrë që të mos përsëritet ngjarja si e ditëve më parë”, ka shkruar Rama në “Facebook”.