Rama kërkon nga Kosova zbatim të njëanshëm të obligimeve të dialogut: S’është leksion, por një opinion vëllazëror

20 dhjetor 2024 | 12:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova mund të japë provën e saj përballë BE-së dhe NATO-s, duke i përmbushur në mënyrë të njëanshme të gjitha obligimet e dialogut, jo për shkak të Serbinë, por për hirë të martirëve, fëmijëve dhe për hirë të bashkimit me Shqipërinë në Evropë, me kryeqytet të përbashkët Brukselin.

“Kosova mund t’ia japë familjes evropiane dhe NATO-së, në një kohë shumë të shkurtër, provën e padiskutueshme të vullnetit dhe përkatësisë vetë në gjirin e Evropës dhe NATO-s, duke i përmbushur unilateralisht të gjitha kushtet e normalizimit me Serbinë, jo për hir të Serbisë, por për hir të martirëve dhe fëmijëve të vetë dhe për hirë të bashkimit tonë kombëtar në familjen evropiane, me kryeqytet të përbashkët Brukselin, ka thënë Edi Rama.

Ai tutje ka thënë se Kosova s’ka asnjë arsye të presë se çfarë po bën Serbia, për të vepruar më pasur. Kryeministri shqiptar ka deklaruar se Kosova e kishte gjunjëzuar Serbinë 25 vite më parë dhe sot 25 vite pas, duhet ta lëjë në bisht.

Rama ka thënë se s’është leksion, por një këshillë vëllazërore e bazuar në përvojën e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

“S’ka asnjë arsye që Kosova të presë çfarë do të bëjë Serbia, për të bërë pastaj ajo hapat e saj drejt BE-së dhe NATO-s. Kosova e uli në gjunjë Serbinë 25 vjet më parë dhe sot duhet ta lë në bisht Serbinë. E them këtë, jo për t’i dhënë Kosovës një leksion. Por një opinion vëllazëror dhe konstruktiv, për atë se si mësimet e integrimit në njërin vend, mund t’i vlejnë vendit tjetër. Që të mos kemi pësime historike, kur sot fatin e kemi që të gjithin në duart tona, dhe krahët i kemi të shtrirë nga Mitrovica në Konispol”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në Kuvendin e…