Rama kërkon nga PS-ja kandidatë të besueshëm për zgjedhjet lokale
02 maj 2019
| 17:16
Në fjalën me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), kryeministri Edi Rama, iu ka lënë disa porosi deputetëve të PS-së, në lidhje me zgjedhjet vendore që pritet të mbahen më 30 qershor.
Ai ka kërkuar gjetjen e kandidaturave më të mira për kryetarët e bashkive, pavarësisht se opozita kërcënon dhe aludon se nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor.
“Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish. Të vijojnë takimet në bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje”, ka kërkuar Rama.