Rama kërkon nga shqipfolësit të mbështesin presidentin Thaçi, kritikon ndërkombëtarët

03 korrik 2020 | 12:34

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas takimit me homologun nga Kosova, Avdullah Hoti, në një konferencë të përbashkët për medie, ka folur edhe për propozimaktakuzën e publikuar ndaj presidentit Hashim Thaçi, për të cilën ka thënë se të gjithë shqipfolësit kudo që ndodhën duhet të jenë të njëzëri për drejtësinë e luftës së UÇK-së.

“Sot folëm në detaje në gjitha aspektet e bashkëpunimit dhe do të vazhdojmë edhe pas konferencës të diskutojmë. Diskutuam të përcaktojmë një afat te ri për mbledhjen e dy qeverive me shpresën që situata e virusit të na mundësoj në shtator”.

“Një event i rëndësishëm që do të zhvillohet mes nesh me kryetaret e bashkive të ndajnë praktikat dhe sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve dhe potencialin e nismave të fushave të reja”.

“Ajo fletë rrufe ndaj presidentit duhet të bëhet një rrufe ngjitëse për gjithë shqipfolësit kudo që janë. për të qenë të një zëshëm që drejtësia të jetë e drejtë dhe një proces i mundshëm për zbardhjen e gjitha akuzave”, ka thënë Rama, duke komentuar  edhe deklaratat e ndërkombëtareve pas publikimit të kësaj propozimaktakuze.

“Kjo ka të bëjë me diskretimin publik të procesit përmes një shpallje mediatike të një fajësie të supozuar të kreut te shtetit dhe ish kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjen e radhës në Superligë, Drenica e zhvillon sonte (e…