Rama: Kjo verë do të sjellë më shumë turistë në Shqipëri
13 prill 2018
| 17:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se sivjet do të ketë më shumë turistë në shtetin shqiptar.
“Të gjitha hotelet e dhomat e ofruara nga operatorët turistikë, nga Velipoja në Sarandë, janë të prenotuara. Kërkesa ndaj Shqipërisë rritet ndjeshëm vit pas viti dhe ndërkohë që punojmë për nxitjen e investimeve të reja, duhet të rrisim me patjetër cilësinë në çdo aspekt”.
“Për këtë qëllim kemi hartuar një plan që përfshin një sërë ministrish dhe institucionesh. Shteti do të jetë në krye të detyrës si asnjëherë më parë, për të garantuar një sezon turistik me më shumë pastërti, më shumë siguri, më shumë mundësi argëtimi. Bashkëpunimi më i mirë se asnjëherë me bashkitë është domosdoshmëri”, ka thënë Rama.